Arti në zi, ndahet nga jeta aktori shqiptar Xhevat Qorraj!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arti në zi, ndahet nga jeta aktori shqiptar Xhevat Qorraj!

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj. Xhevati ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai është i njohur më shumë për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”. Së fundmi ai ka marrë pjesë edhe në serialin “Rrushe”, në rolin e Farukut.

Qorraj i përket gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë. Ai gjithashtu nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, teksa ka realizuar 60 role në kinematografi dhe teatër. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Teatri Kombëtar i Kosovës thekson se do ta kujtojë artistin për talentin e tij të rrallë dhe për rolet e shumta.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e njeriut tonë të çmuar, aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës e artistit të njohur, Xhevat Qorraj. Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata. Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar. Le të kujtojmë dhe të nderojmë së bashku jetën dhe veprën e mrekullueshme të Xhevat Qorraj. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik. Për detaje të ceremonisë së varrimit do të ju lajmërojmë me kohë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49319 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE