Koreja e Veriut dështon sërish në lëshimin e një sateliti spiun!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut dështon sërish në lëshimin e një sateliti spiun!

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se përpjekja e saj e dytë për ta vendosur një satelit spiun në hapësirë dështoi më 24 gusht, tre muaj pas dështimit të përpjekjes së parë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka bërë prioritet për vendin e ri lëshimin e një syri ushtarak në qiell, duke pretenduar se vendin e tij, që posedon armë bërthamore, ofron kundërpeshën e nevojshme ndaj aktivitetit të shtuar të forcave amerikane në rajon. Administrata Kombëtare e Zhvillimit të Hapësirës Ajrore (NADA) “drejtoi lëshimin e dytë të satelitit zbulues Malligyong-1”, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Lëshimi dështoi për shkak të një gabimi në sistemin e shpërthimit emergjent gjatë fluturimit të fazës së tretë”, tha NADA, duke shtuar se problemi “nuk ishte një problem i madh dhe se do ta tentonte lëshimin e këtij sateliti sërish në tetor.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se detektoi lëshimin e raketës së supozuar hapësinore rreth orës 3:50 të mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe se ajo fluturoi mbi Detin e Verdhë. Ajo shtoi se kishte filluar një operacion kërkimi dhe gjetjeje të rrënojave të raketës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut kritikoi këtë përpjekje të Koresë së Veriut dhe përpjekjen e saj të mëparshme në maj, duke thënë se:

Pheniani po shpërdoronte burimet e pakta për provokime të pamatura, ndërsa fajëson zyrtarët më të ulët për situatën ekonomike që po e çon popullin drejt urisë dhe vdekjes.

Koreja e Veriut kishte njoftuar rojën bregdetare të Japonisë se një lëshim satelitor do të ndodhte midis 24 dhe 31 gushtit, duke bërë që Tokio të mobilizonte anijet dhe sistemin e saj të mbrojtjes raketore PAC-3. Koreja e Veriut është e ndaluar me rezoluta të shumta të OKB-së të testojë teknologjinë balistike, e cila përdoret si për satelitët, ashtu edhe për raketat hapësinore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE