Lionel Messi nuk arrin të shënojë dot në ndeshjen e fundit, por ndihmon ekipin drejt një tjetër suksesi!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lionel Messi nuk arrin të shënojë dot në ndeshjen e fundit, por ndihmon ekipin drejt një tjetër suksesi!

Lionel Messi ia kishte dalë të shënonte në shtatë takimet e para me fanellën e Inter Miami, por ecurisë së tij i erdhi fundi në gjysmëfinalen e US Open Cup ndaj Cincinnatit, ndeshje e cila përfundoi 3-3 në kohë të rregullt dhe iu desh goditja e penalltive për të gjetur fituesin. Megjithatë, argjentinasi edhe pa shënuar gol e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist dhe për të ndihmuar ekipin e tij drejt një tjetër suksesi. Sfida rezultoi mjaft e ndërlikuar për Inter Miami-n që e gjeti veten në disavatazhin e dy golave. Sipas analistëve:

Gjithsesi, Messi dhuroi dy asistë të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen dhe për ta dërguar atë në shtesë. Në kohën shtesë të dyja skuadrat shënuan nga një tjetër gol dhe me rezultatin përfundimtar 3-3, u desh ndihma e 11-metërshave.

Lionel Messi mori përsipër të parën dhe nuk gaboi ashtu siç nuk gaboi asnjë prej shokëve të tij dhe skuadra kaloi për në finalen e US Open Cup, aty ku më datë 27 shtator do të sfidojë Houston Dynamo. Messi në këtë formë do të ketë mundësinë e një fitimit të një tjetër trofeu me Inter Miamin teksa para disa ditëve, 36-vjeçari festoi triumfin në Kupën e Ligës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE