Majmuni në kafaz i vjedh celularin turistes dhe e filmon teksa tmerrohet nga paniku! (VIDEO)

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Majmuni në kafaz i vjedh celularin turistes dhe e filmon teksa tmerrohet nga paniku! (VIDEO)

Në pamjet shihen momentet e rralla e qesharake kur një majmun çapkën i rrëmben celularin një vizitoreje të kopshtit zoologjik dhe e filmon, të tmerruar nga e papritura. 21 vjeçarja Gracey Sango, po vizitonte kopshtin zoologjik Jorge Town me familjarët e saj në Filipine kur u afruan më shumë se ç’duhet pranë kafazit të majmunëve. Çdo gjë dukej në rregull para se Sango të afrohej për t’i dhënë majmunit pak ushqim.

Por me shpejtësi ai i rrëmben nga dora celularin duke i shkaktuar vajzës panik të plotë. 21-vjecarja dëgjohet që nis të ulërasë dhe të kërcejë në vend duke iu lutur majmunit t’i kthejë telefonin. Rrjedhimisht një tjetër vizitor arrin t’ia marrë celularin majmunit nga dora dhe ia kthen zonjës duke i kursyer turpërimin. Grupi më pas nisin të qeshin kur kuptojnë atë që sapo u ndodhi.

 

Por kjo sigurisht që nuk është hera e parë që majmunët e zemëruar sillet në mënyrë të tillë me turistët që shpesh i provokojnë kafshët e mbyllura. I hapur në vitin 2016, destinacioni i zbavitjes Montevista frekuentohet shumë nga familjet e vendasve e turistëve. Ai mban një numër majmunësh karakteristikë vendas si makake gaforre-ngrënës, makake i zakonshëm bisht-gjatë dhe makake bisht-gjatë filipinas. Megjithse majmunët ndalohet të mbahen si kafshë shtëpiake në vend shumë njerëz ende e bëjnë në Filipine. Shumë nën-specie të tyre janë kafshë të rrezikuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE