67 vite pas vdekjes, kthehen në atdhe eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
67 vite pas vdekjes, kthehen në atdhe eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit!

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e ish-kryebashkiakut dhe ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Arkivoli me eshtrat e nënpunësit të lartë të shtetit shqiptar në vitet e Luftës së dytë Botërore mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Që nga viti 1956, kur Mulleti mbylli sytë në Romë e deri më sot nuk kanë reshtur tentativat e familjarëve për kthimin e tyre në atdhe. Mbesa e tij Fatbardha Saraçi Mulleti, u shpreh për mediat:

Që në fillimet e demokracisë, familja jonë nisi përpjekjet për të kthyer eshtrat e Qazim Mulletit, por deri më sot nuk ka qenë e mundur. Fatmirësisht ia arritëm kësaj dite.

I njohur si antikomunist dhe opozitar me regjimin e Enver Hoxhës, Qazim Mulleti dhe familja e tij u persekutuan përgjatë viteve 45-90 të shekullit të kaluar. I ndarë nga familja e tij, pasi udhëtoi drejt Italisë në vitin 1944, ndërsa gruaja dhe djali mbetën në Shqipëri, Mulleti deri në fund të jetës së tij e pati të pamundur t’i takonte.

Me kthimin e eshtrave në atdhe, për të cilat një kontribut të veçantë dha shoqata “Tirona Intellectum” pritet të nisë rehabilitimi historik i figurës së Mulletit, një personaliteti dhe intelektuali të njohur tiranas, që njihte 8 gjuhë të huaja. Lidhur me rolin e Mulletit në histori së fundmi ka pasur një sërë diskutimesh për trajtimin që i është bërë kësaj figure ndër të tjera në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës. Debati përfshiu dhe njerëz të medias, historianë e politikanë dhe si pasojë u pezullua rivënia e shfaqjes. Ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE