Lottie Moss konfirmon romancën me yllin e “Love Island” Adam Collard!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lottie Moss konfirmon romancën me yllin e “Love Island” Adam Collard!

Lottie Moss ka konfirmuar se është në një lidhje me Adam Collard. Modelja e “OnlyFans” dhe ylli i “Love Island” u takuan pasi u regjistruan për serinë e fundit të “Celebs Go Dating” në korrik. Gjatë një paraqitjeje në podcast-in e Chloe Burrows ‘Chloe Vs The World’, Lottie diskutoi lidhjen e tyre, duke pranuar se Adami ishte ‘shumë simpatik’.

Ylli televiziv hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se ajo u lidh me ish-yllin e “Made in Chelsea”, Spencer në dasmën e Jamie Laing në Spanjë, pasi qarkulluan disa video në internet. Lottie theksoi:

Kur pashë Adamin për herë të parë, thashë: ‘Ai nuk është tipi im. Fjalë për fjalë nuk është aspak tipi im dhe më pas ndodhi. Ai është shumë simpatik, është i pashëm, padyshim më pëlqejnë tatuazhet që ka’.

Së fundmi Lottie zbuloi anën e errët të modelingut teksa ndau me të gjithë se ndihej shumë e kontrolluar gjatë kohës së saj që ka qenë në këtë ndustri. 25-vjeçarja, e cila është gjysmë motra më e vogël e supermodeles Kate Moss, rrëfeu vështirësitë e industrisë së modelingut dhe arsyen pse ajo u largua për të ndjekur OnlyFans. Ajo tha se u përball me presione për të ruajtur një imazh publik, gjë që u kthye në një luftë të vetën pasi modelja u detyrua dhe gjithçka i krijoi një presion shumë të madh psikologjik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE