Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës!

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e 250 milionë dollarë, që përfshin sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe municion artilerie dhe pajisje për deminim dhe mjete motorike për personel mjekësor. Pakoja e re përfshin pajisjet për deminim, raketa të mbrojtjes kundërajrore, municion për artileri dhe sisteme raketore HIMARS dhe mbi tre milionë copa plumba për armë të lehta, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, transmeton Telegrafi.

Sekretari amerikan shtoi:

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dhe partnerët do të jeni të bashku me Ukrainën sado që të jetë e nevojshme.

SHBA-të ka dërguar mbi 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar. Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar edhe këtë muaj nga Kongresi, që të miratohet ndihma e radhës prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ju rikujtojmë se, FBI amerikane dhe agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit, çmontuan një rrjet masiv kompjuterësh të hakuar që ishin përdorur për të mashtruar viktimat e qindra miliona dollarëve. Departamenti i Drejtësisë, sekuestroi mbi 8 milionë dollarë kriptovaluta nga hakerët dhe hoqi kodin e tyre nga një numër i paspecifikuar kompjuterësh të hakuar në SHBA dhe në mbarë botën. Rreth 200.000 ishin hakeruar në SHBA dhe 700.000 në mbarë botën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE