​Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Turqinë!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
​Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Turqinë!

Turqia priti 26.76 milionë turistë të huaj në shtatë muajt e parë të vitit 2023, zbuluan të premten shifrat zyrtare.

Numri i të ardhurve të huaj në periudhën janar-korrik u rrit me 16.22% në bazë vjetore, tha Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia, mirëpriti 36.5% vizitorë të huaj, ose gati 9.77 milionë, në periudhën shtatë mujore, shkruan AA.

Stambolli u pasua nga qyteti turistik mesdhetar i Antalias me 7.7 milionë turistë të huaj dhe Edirne në veriperëndim të Turqisë, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 2.7 milionë vizitorë të huaj.

Sa i përket kombësive të turistëve të huaj, Rusia zuri vendin e parë me 13% , gati 3.5 milionë vizitorë gjatë të njëjtës periudhë, e ndjekur nga Gjermania me 12% dhe Britania e Madhe me 7.71%.

Kujtojmë se, një mjek është vrarë në Stamboll pas një debati për prishjen e pazarit me një prostitutë të huaj. Mediat turke bëjnë të ditur se Dr.İbrahim Karahan ka ftuar në hotel shtetasen e huaj, me të cilën ka rënë dakord për 1500 lira. Kur në dhomë ka ardhur gruaja, ka pasur një debat mes tyre pasi Karahan ka paguar 100 lira më pak (afërsisht 4 euro).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE