Dafina Zeqiri dhe Dj Geek shkëpusin edhe marrëdhënien e tyre në muzikë!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek shkëpusin edhe marrëdhënien e tyre në muzikë!

Tashmë është bërë zyrtare edhe nga vetë dyshja, që Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk janë më bashkë. Këngëtarja mendohet se ka nisur një lidhje të re  Dj Geek ka bërë të ditur për të gjithë publikun e tij, se mbrëmja e kaluar ishte koncerti i fundit për të së bashku me këngëtaren e njohur.

Ndërkohë që i dhanë fund marrëdhënies së tyre, kjo verë ka qenë mjaft aktive për dyshen e njohur, me koncerte të shumta në Shqipëri dhe Kosovë. Madje dyshja u përfol për një ribashkim, duke aluduar se komunikonin me shenja mes njëri-tjetrit gjatë koncerteve.

Por mesa duket përveç marrëdhënies dashurore dhe jetës private, dyshja kanë vendosur që të ‘ndajnë’ rrugët edhe nga marrëdhënia që i lidhte me muzikën. Dj Geek ka lajmëruar nëpërmjet një Instastory se pas gjashtë vitesh bashkëpunim me shtëpinë diskografike “Moneyz”, koncerti i mbrëmshëm ishte bashkëpunimi i fundit për të.

“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm! Gjashtë vitet e fundit kanë qënë një eksperiencë shumë e vecantë për mua. Ky ishte show-i i fundit për mua në ekipin e Moneyz, kështu që falenderoj përzemërsisht secilin anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt me projektet dhe performancat e mija të radhës.”

Dj Geek ka shtuar gjithashtu se të gjitha këngët e tij do të kalojnë në kanalin e tij personal të “Youtube”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE