Shënohet 60-vjetori i fjalimit historik të Martin Luther King Jr.!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shënohet 60-vjetori i fjalimit historik të Martin Luther King Jr.!

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë Memorialit të Presidentit Lincoln në kryeqytetin e vendit në Uashington, për të përkujtuar 60-vjetorin e fjalimit të famshëm “I Have A Dream” (“Unë kam një ëndërr”) të pastorit dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Marshimi në Uashington, organizohet nga Rrjeti Kombëtar i Veprimit, i një organizatë që operon në fushën e të drejtave civile si dhe anëtarë të familjes King.

Organizatorët shpresojnë që marshimi i këtij viti të rimarrë energjinë e marshimit origjinal në Uashington, veçanërisht përballë shqetësimeve me të cilat po përballet e drejta e votës në mbarë vendin, goditjes së pësuan politikat që favorizonin pranimin në kolegje të individëve që i përkasin grupeve të konsideruara si objekt diskriminimi, apo dhe shqetësimeve lidhur me të drejtën e drejtat e abortit e kërcënimeve në rritje për dhunë politike e me bazë urrejtjen ndaj njerëzve me ngjyrë, hebrenjve dhe anëtarëve të komunitetit LGBTQ. Atëherë, ai u shpreh:

Ne refuzojmë të besojmë se ka fonde të pamjaftueshme në kasafortat e mëdha të mundësive të këtij kombi. Dhe kështu ne kemi ardhur për të arkëtuar këtë çek, një çek që do të na japë sipas kërkesës pasurinë e lirisë dhe sigurinë e drejtësisë.

Marshimi i 28 gushtit vitit 1963 mblodhi në Uashington 250,000 njerëz dhe ndihmoi në vazhdim në miratimin e legjislacionit federal për të drejtat civile dhe të drejtën e votës. Presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris do të shënojnë përvjetorin e marshimit të hënën, që përkon me ditën e marshimit, duke u takuar me organizatorët e tubimit të vitit 1963. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se të gjithë fëmijët e familjes King janë ftuar të takohen me Presidentin Biden.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49535 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE