Emëron vajzën e tij si këshilltare, vendimi i presidentit të Uzbekistanit ngjall reagime në rrjet!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emëron vajzën e tij si këshilltare, vendimi i presidentit të Uzbekistanit ngjall reagime në rrjet!

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, ka emëruar vajzën e tij Saida Mirziyoyeva, si sekretare të tij. 38-vjeçarja Saida Mirziyoyeva, bëhet personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të saj Shavkat Mirziyoyev. Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës.

Ky veprim tërhoqi vëmendjen e disa uzbekëve, që jetojnë jashtë Uzbekistanit, të cilët ironizuan në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë postuan se historia e saj e komunikimit mund të ndihmonte babain e saj të promovonte imazhin e vendit të Azisë Qendrore. Motra e saj Shakhnoza është gjithashtu një nëpunëse e lartë civile. Mirziyoyev zëvendësoi presidentin e vjetër Islam Karimov pas vdekjes së tij në 2016 dhe fitoi rizgjedhjen për shtatë vite të tjera.

Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov. Në Taxhikistan, djali i madh i Emomali Rahmonit, Rustam Emomali, mban pozita të rëndësishme, përfshirë edhe postin e kryetarit të dhomës së lartë të Parlamentit dhe atë të kryetarit të Dushanbes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE