Tjetër sukses në Austri, Lara Colturi renditet e 16-ta në finalen e Sllallomit!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tjetër sukses në Austri, Lara Colturi renditet e 16-ta në finalen e Sllallomit!

Lara Colturi ka mbyllur aventurën e saj sezonale në Kupën e Botës në disiplinën e Sllallomit.

Në Saalbach të Austrisë në finalet e Cirkuitit u zhvillua finalja e Sllallomit. Skiatorja Kuqezi u rendit në vendin e 16-të. Në këtë disiplineë, Lara e mbyll sezonin duke qenë në top-25 dhe si skiatorja më e re në këtë klasifikim.

Lara do të garojë dhe në finalen e Sllallomit Gjigant, që do të jetë gara e fundit për të. Skiatorja italiane, e cila ka vendosur që të përfaqësojë Shqipërinë, po arrin rezultate fantastike në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer në një ambasadore për vendin tonë.

Colturi synon që t’i sjellë një medalje olimpike Shqipërisë, teksa vijon përgatitjet intensive për këtë objektiv të rëndësishëm që i ka vënë vetes./ Super Sport

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48701 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE