Fotografia e arrestimit të Donald Trump, një imazh që hyn në historinë amerikane!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fotografia e arrestimit të Donald Trump, një imazh që hyn në historinë amerikane!

Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të sekondës, objektivi i aparatit fikson një imazh që do të hyjë përgjithmonë në histori. Fotografia e ish-presidentit Donald Trump si i arrestuar në një burg të Atlantës të enjten, njëkohësisht krijoi dhe dokumentoi një ngjarje të pashembullt në jetën amerikane si hera e parë që kjo ndodh në historinë e vendit, shkruan Zëri i Amerikës.

Marty Kaplan, profesor në Shkollën e Komunikimit Annenberg të Universitetit të Kalifornisë Jugore, thotë:

Ky do të jetë një moment që do të simbolizojë përgjithmonë se çdo të thotë të jetosh në këtë kohë.

Në foto, Trump, i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri. Ai ka veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, me shpatulla brenda objektivit të fotografisë, kokën e anuar pak nga kamera. Logoja e sherifit është shtuar në mënyrë dixhitale mbi shpatullën e tij të djathtë. Disa nga 18 të pandehurit e tjerë të çështjes së Xhorxhias, buzëqeshnin në fotot e arrestimit, por jo zoti Trump. Vështrimi i tij është sfidues, sikur po sheh në sy një kundërshtar armiqësor.

Ai më vonë për televizionin amerikan Fox News për këtë moment të kapur nga objektivi i kamerës tha:

Nuk është një ndjesi e mirë, veçanërisht kur nuk ke bërë asgjë të keqe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE