Express: Bandat shqiptare të krimit në Britani po rekrutojnë anëtarë të rinj në Shqipëri!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Express: Bandat shqiptare të krimit në Britani po rekrutojnë anëtarë të rinj në Shqipëri!

“Në Britaninë e Madhe, bandat shqiptare të krimit rekrutojnë anëtarë të rinj nga Shqipëria, duke i vënë të punojnë për ta”. Kështu shkruan britanikja Express që citon Dr. Andi Hoxhajn, pedagog i Drejtësisë në University College London.

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një “valë të tretë” emigrimi nga Shqipëria, me kriminelë të vendosur që rekrutojnë ushtarë në atdhe.

Para deputetëve, Hoxhaj vuri në dukje se “bandat kriminale me shqiptarë të brezit të dytë në Mbretërinë e Bashkuar, po kthehen në vendin e prindërve të tyre për të joshur e rekrutuar njerëz të dëshpëruar”.

Për llogari të një hetimi të Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Brendshme për Emigracionin dhe Azilin, Dr. Hoxhaj tha:

Rrjetet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpërthyer në zonat rurale të Shqipërisë, ku ka varfëri ekstreme dhe/ose papunësi të lartë për të joshur të rinjtë.

Ata ofrojnë një udhëtim falas në Britaninë e Madhe, në këmbim të punësimit në kultivimin e kanabisit ose të tjera veprimtari kriminale. Vitin e kaluar pati një fushatë të suksesshme rekrutimi përmes rrjeteve sociale në lidhje me çmimet e ulëta të ofruara nga anijet e vogla që kalojnë Kanalin.

Dr. Hoxhaj e përshkroi si valën më të madhe të emigracionit shqiptar që nga e para, në vitin 1991 pas rënies së komunizmit dhe e dyta më 1997-ën, pasi shumë njerëz falimentuan e lufta civile goditi Shqipërinë e përfshirë nga trazirat.

Një numër i madh shqiptarësh u tërhoqën këtu sepse Britaninë e Madhe e konsiderojnë si “më pak raciste” krahasuar me vendet e tjera europiane. Janë rreth 50 mijë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, por mund të ketë më shumë.

Megjithatë, larg mënyrës së premtuar të jetesës prej “gangsterësh”, shumë të rinj shqiptarë trafikohen në skllavëri moderne e detyrohen të paguajnë “tarifat e udhëtimit” në fermat e kanabisit. Shumë shqiptarë të arrestuar janë mbajtur në qendrat e paraburgimit të emigracionit. Rreth 200 fëmijë emigrantë, kryesisht shqiptarë, mungojnë nga hotelet e financuara nga Home Office, mes frikës se janë me trafikantët.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE