Parkinsoni mund ta ketë origjinën nga apendiciti?! Flasin shkencëtarët!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parkinsoni mund ta ketë origjinën nga apendiciti?! Flasin shkencëtarët!

Sëmundja e parkinsonit mund ta ketë origjinën nga apendiciti. Ky është përfundimi që kanë arritur disa shkencëtarë pas një studimi, i cili zbuloi se ata që kishin hequr apendicitin kishin shumë më pak gjasa të zhvillonin këtë sëmunje. Studiues nga Belgjika dhe nga Amerikanë kanë verifikuar të dhënat e rreth 2500 pacientëve me parkinson nëse problemet me zorrët mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjes së parkinsonit.

Ata zbuluan se pacientët që vuanin nga kapsllëku dhe sindroma e zorrës së irrituar kishin dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar Parkinson sesa ata që nuk kishin këto simptoma. Nga rezultatet doli se ata që kishin hequr apendicitin, kishin 52% më pak gjasa të diagnostikoheshin me parkinson. Sipas këtyre ekspertëve, apendiciti, i cili nuk ka një funksion të njohur, mund të jetë origjina e parkinsonit, edhe pse nevojiten më shumë studime për të ardhur në një përfundim të saktë.

Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht funksionin e apendicitit, por heqja e tij nuk është e dëmshme për trupin e njeriut. Shkencëtarët besojnë se është përdorur nga paraardhësit tanë për të tretur ushqimin e fortë si lëvorja e pemëve. Disa studime sugjerojnë se ajo prodhon dhe ruan mikrobe që nxisin shëndetin e zorrëve.

Studimi i fundit thotë se apendiciti mund të jetë një burim i një Alfa-sinuklein. Proteina gjendet në tru, zemër dhe indet e muskujve, por mund të formojë edhe grumbuj toksikë që mendohet se ndikojnë në përhapjen e parkinsonit. Clare Bale, drejtoreshë e kërkimit të parkinsonit në Britani, tha se gjetjet i shtojnë më shumë peshë hipotezës se problemet me zorrët mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjes së parkinsonit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE