Aq e pat dhe romanca, Bill Murray dhe Kelis i japin fund lidhjes së tyre pas dy muajsh së bashku!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aq e pat dhe romanca, Bill Murray dhe Kelis i japin fund lidhjes së tyre pas dy muajsh së bashku!

Kelis dhe Bill Murray thuhet se kanë vendosur të ndahen me njëri-tjetrin vetëm pas dy muajsh lidhje. Këngëtarja e hitit “Milkshake”, 44 vjeç, dyshohet se ishte ajo që i dha fund kësaj marrëdhënie me yllin e “Ghostbusters”, 72 vjeçar. Një burim pranë dyshes u shpreh se:

Kelis dhe Bill ishin dhe janë akoma shumë të dashur për njëri-tjetrin, por gjërat thjesht shkuan në rrjedhën e tyre. Ata të dy janë shumë të angazhuar dhe pas një romance të stuhishme vendosën që të ndahen. Ata shpresojnë të mbeten miq, por gjithashtu planifikojnë të vazhdojnë jetën e tyre.

Si Kelis ashtu edhe ylli i “Saturday Night Live”, i cili ka gjashtë djem me ish-bashkëshortet e tij, e mbajtën romancën mjaft private dhe jashtë vëmendjes së publikut. Kur artistja u pyet nga një përdorues i Instagram-it nëse ishte “me të vërtetë në lidhje me Bill Murray”, Kelis u përgjigj me të qeshur: “Uh, jo”.

Dyshja ndezën thashethemet për lidhje për herë të parë në fillim të qershorit pasi Murray u pa duke mbështetur këngëtaren e “Bossy” në një nga shfaqjet e saj në Londër. Kelis nga ana tjetër humbi burrin e saj të dytë, Mike Mora, në mars të vitit të kaluar. Murray po ashtu në këto vitet e fundit ka humbur vëllanë e tij më të madh, Ed si dhe ish-partneren, Jennifer Butler.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE