Qytetarët kosovarë zgjedhin Shqipërinë në fund gushti/ Mbi 36 mijë kalojnë kufirin në 24 orë!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qytetarët kosovarë zgjedhin Shqipërinë në fund gushti/ Mbi 36 mijë kalojnë kufirin në 24 orë!

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”.

Kolona e automjeteve mësohet se i ka kaluar 6 kilometra këtë mëngjes në dy korsi. Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete. Siç dihet përgjatë sezonit, policia kufitare operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, siç është marrëveshja e përbashkët mes qeverive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48917 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE