Tashmë Ori prezantuese e “Për’Puthen” por Bora ka dy fjalë për të thënë!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tashmë Ori prezantuese e “Për’Puthen” por Bora ka dy fjalë për të thënë!

Mbremjen e te premtes startoi emisioni “Me ler te flas” nen moderimin e vellezerve Veshaj.

Sic ishte lajmeruar me heret, te ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani.

Nder te tjera, Bora Zemani foli dhe per Ori Nebijajn, e cila tashme eshte prezantuese e “Perputhen”, emision i cili sezonet e kaluara eshte moderuar pikerisht nga Bora.

Ndryshe nga cka perflitet ne media, Bora theksoi se nje krahasim mes saj dhe Orit nuk mund te behet pasi jane shume te ndryshme ne menyren se si prezantojne, madje shtoi se Ori eshte me e mire.

“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”- deklaroi Bora.

Bora zbuloi edhe kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51012 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE