Shfaqet në malet e Gjermanisë “Njeriu ujk”!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shfaqet në malet e Gjermanisë “Njeriu ujk”!

Së fundmi dy alpiniste kanë fotografuar një njeri, i cili dyshohet se ka jetuar të paktën 5 vitet e fundit në malet Harz në Gjermaninë qendrore. Lajmi është raportuar nga media gjermane, “Bild”, e cila ka shpërndarë edhe një foto me mbishkrimin “Njeriu ujk” në malet e Gjermanisë. Alpinistet janë shprehur se e kanë parë burrin thuajse lakuriq duke mbajtur një shtizë druri në duar pranë një kështjelle të rrënuar.

Gina Weiss dhe shoqja e saj Tobi po ecnin në Blankenburg dhe ndërsa muzgu ra, ato u ballafaquan me “njeriun ujk”. “Kur arritëm në shpellat e rërës pamë njeriun ujk me shtizë në krahë. Ai dukej i palarë, sikur vinte nga librat e historisë”,-u shprehën vajzat. Autoritetet gjermane janë shprehur se kanë marrë raporte të shumta gjatë 5 viteve të fundit për një njeri që jeton mes pyjeve në Blankenburg.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE