Sulm me dron, mbyllen përkohësisht aeroportet kryesore të Moskës!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm me dron, mbyllen përkohësisht aeroportet kryesore të Moskës!

Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë mëngjesin e sotëm, që ka detyruar autoritetet që përkohësisht të pezullojnë operacionet në tre aeroporte të mëdha në kryeqytetin rus. Tri aeroportet e mëdha të Moskës, Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo, pezulluan fluturimet për disa orë. Ky sulm i raportuar vjen një ditë pasi u raportua për sulme me dronë në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe brenda territorit të Rusisë.

Më 25 gusht, Rusia fajësoi Ukrainën për sulmet me dronë dhe për sulmet e mëparshme. Që nga maji, kur u rrëzuan dy dronë afër Kremlinit, sulmet e tilla në Rusi janë intensifikuar. Ministria ruse e Mbrojtjes tha ditën e djeshme se mbrojtja ajrore kishte neutralizuar 73 dronë në 24 orët e fundit, 42 prej të cilëve në Krime.

Kjo ministri tha po ashtu se një raketë ukrainase ishte shkatërruar në Kaluga, rajon në jugperëndim të Moskës. Ndërkaq, mbi 40 përleshje të armatosura kanë ndodhur në vijën e luftës më 25 gusht. Gjithashtu 1.500 ushtarë rusë kanë arritur më 23 gusht në Osipenko, një fshat në rajonin e pushtuar jugor të Zaporizhjës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE