“Kam lirinë e fjalës”- Albano Bogdo reagon pas gjithë bujës që krijoi

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam lirinë e fjalës”- Albano Bogdo reagon pas gjithë bujës që krijoi

Pak minuta më parë Albano Bogdo ka reaguar për herë të parë pas gjithë bujës që shkaktoi me ofendimin e tij ndaj Beatrix dhe Alban Ramosaj.

Me anë të një postimi në InstaStory ai tregoi se nuk është penduar aspak, teksa përdori një thënie të njohur nga Mark Twain.

“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb. 1-Lirinë e fjalës

2-Lirinë e mendimit dhe ndergjegjes 3-Kryqëzimin publik nqs përdor nje nga dy të parat

Mark Twain“- shkroi Albano.

Pra sipas aktorit, çdo njeri ka lirinë e fjalës dhe mendimit, ama nuk mund të ‘praktikojë’ asnjë prej tyre për shkak se do të gjykohet.

Kujtojmë se pak më parë edhe Beatrix bëri një reagim publik, ku bëri me dije se do të ndjekë rrugë ligjore kundrejt Bodgos.

“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”. Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te showbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij. 

Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!

Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.

Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.

P.S. E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!“, shkroi Beatrix në InstaStory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50603 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE