Tentoi të merrte më shumë shikime, YouTuber-i djeg aksidentalisht Ferrarin e tij!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentoi të merrte më shumë shikime, YouTuber-i djeg aksidentalisht Ferrarin e tij!

Cody Detwiler, i cili ka afro 6 milionë abonentë në YouTube, gati humbi jetën kur, gjatë xhirimit të një videoje, makina e tij e re luksoze dhe një furgon i marrë me qira morën flakë.

“Me pikëllim të madh ju informoj se Ferrari F8 prej 400,000 dollarësh dhe minibusi që mora me qira dogjën gjatë xhirimit”, tha Detwiler, 25 vjeç, në një video që ai postoi në YouTube.

Videoja fillon duke treguar Detwiler, nga Waco, Teksas, duke treguar makinën e tij të re për të rritur shikimet duke ecur me shpejtësi nëpër një fushë me misra të rrethuar me bar të thatë. Papritur, goma e djathtë e makinës merr flakë. Miqtë e Detwilerit në furgon i bërtasin ndërsa ai është duke ngarë makinën. Zjarri u përhap menjëherë në fushë dhe furgoni u përfshi nga flakët.

Youtuber destrói Ferrari de R$ 2 milhões enquanto gravava programa nos EUA

No vídeo, Cody Detwiler e sua equipe até parecem tentar apagar as chamas, mas não conseguem. Com um patrimônio de R$ 23 milhões, Cody não tinha um extintor à disposição. #TerraNoticias pic.twitter.com/HHZYmlwR25

— Terra (@Terra) August 25, 2023

“Ne jemi në rrugë tani por ishim në një arë me misër dhe automjetet tona u përfshin nga flakët, na duhet zjarrfikësja menjëherë,” i tha policisë një nga miqtë e Detwiler.

Brenda vetëm 5 minutave, të dyja mjetet janë djegur plotësisht, duke lënë pas vetëm disa pjesë makinash.

“Nuk më interesojnë makinat. Uroj që zjarri mos të përhapet më tej”, tha Detwiler.

Synimi i youtuberit ishte të drejtonte këtë supermakinë në kushte ekstreme që të mund të xhironte disa episode, por rezultatet nuk dolën siç i dëshironte ai. Supermakinat lëshojnë nxehtësi të pabesueshme, madje në terrene ekstreme, ato kanë shumë gjasa të marrin flakë. Në rastin konkret, ka mundësi që zjarri të jetë shkaktuar nga mbinxehja e frenave qeramike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE