Luiz Ejlli i bashkohet listës së personazheve të njohur me një llogari të verifikuar në Instagram!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli i bashkohet listës së personazheve të njohur me një llogari të verifikuar në Instagram!

Këngëtari Luiz Ejlli i është bashkuar listës së personazheve të njohur me llogari të verifikuar në instagram. Ditën e sotme adresa e tij ka marrë tick-un blu. Për të gjithë ata të cilët nuk e dinë kuptimin e një llogarie të verifikuar, kjo procedurë zhvillohet për të kuptuar vërtetësinë e asaj llogarie kryesisht të personazheve ose markave të njohura. Më parë, për tu verifikuar kërkohej gjithashtu që personi ose marka të ishin të dukshme dhe unike. Por për të arritur këtë gjë në ditët e sotme është bërë pak më e lehtë dhe sigurisht duke plotësuar disa kritere të detyrueshme dhe kunddrejt një pagese të specifikuar.

Instagrami i tij ka qenë një fenomen në Shqipëri përsa i përket shifrave rekord, të cilat artisti ka arritur. Në orën e parë të hapjes së kësaj llogarie, kur ai ka qenë brenda shtëpisë së BBV, janë grumbulluar më shumë se 100 mijë ndjekës. Ky Instagram ndërkohë menaxhohej nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito, me të cilën u njoh në atë reality show.

Ju rikujtojmë se së fundmi, Luizi ka marrë përsëri vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale. Duket se këngëtari është takuar me sipërmarrësin e njohur shqiptar, Samir Mane, ku ka postuar një foto me të në rrjete sociale dhe ajo çfarë ka marrë vëmendjen janë fjalët që ka shkruar në të. Nuk e dimë ende se çfarë po paralajmëron Luizi ama të gjithë jemi shumë kuriozë.

Mbani frymën njerëz…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE