Trekëndëshit Dafina-Ledri-Sara, Olta Gixhari sapo i hodhi benzinë zjarrit!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trekëndëshit Dafina-Ledri-Sara, Olta Gixhari sapo i hodhi benzinë zjarrit!

Vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” të këngëve “Si Mua” nga Dafina Zeqiri e Elgit Doda dhe “E keni dit” nga Ledri Vula, Romeo Veshaj dhe Klementi kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Ledrit dhe Sara Hoxhës.

Pas shumë reagimeve dhe ‘thumbimeve’ mes Dafinës dhe Sarës së fundmi. Olta Gixhari ka qenë ajo që e ka shtyrë akoma më shumë zjarrin. Nga një ‘Ask’ i postuar në Instastory, ndjekësit e pyesin Oltën se cila është pjesa e saj e preferuar nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Klementit e Olta ka shkruar frazën e njëjtë me këngën e Dafinës dhe ka etiketuar Sarën. E më pas Sara e ka ripostuar dhe ka shkruar një tjetër ‘thumb’ për Dafinën:

A nuk është super rrjesht? Pse njerëzit u mërzitën kur u bë koment nga vet ai që e ka shkruar këtë rresht?

Sara ka ‘thumbuar’ Dafinën me disa shkrime në postimet e saj në Instastory, Nga ana tjetër, Dafina i ka “dërguar” një tjetër mesazh Sarës, përmes postimit në Instagram, ku shihet duke pozuar me gishtin e mesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE