Turisti italian aksidenton motorin e forcave “Shqiponja”, një polic i plagosur!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turisti italian aksidenton motorin e forcave “Shqiponja”, një polic i plagosur!

Një motor i forcave “Shqiponja” është aksidentuar në qytetin e Sarandës, e për pasojë ka mbetur i lënduar një polic. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në zonën e quajtur Qafë Gjashë. Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.

Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50541 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE