Gjendet i pajetë një pjesëtari i ekuipazhit të anijes që u mbyt në brigjet e ishullit grek! Të humbur 12 të tjerë!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet i pajetë një pjesëtari i ekuipazhit të anijes që u mbyt në brigjet e ishullit grek! Të humbur 12 të tjerë!

Është gjetur trupi i pajetë i një nga 13 të humburit e ekuipazhit të anijes së mallrave që është mbytur rreth orës 7 të mëngjesit, pranë brigjeve të ishullit Lesbos.

Ndërkohë vazhdon një operacion i madh i forcave të Marinës Detare greke për të gjetur 12 personat e tjerë. Po marrin pjesë edhe tetë anije që ndodhen në zonë, një fregatë e Forcave Ushtarake Detare greke dhe një helikopter. Operacioni kryhet në kushte tepër të vështira pasi fryjnë erëra të fuqishme dhe dallgët janë mbi tetë ballë.

Një pjesëtar i ekuipazhit që ka mbijetuar dhe është gjetur mbi një fuçi është dërguar në spital dhe po mjekohet.

Anija thuhet sa ka pasur një defekt të rëndë në motor dhe më pas ka marrë ujë në hambarët e saj dhe është mbytur në një kohë tepër të shkurtër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49832 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE