Vendi që do të ndalojë djegien e Kuranit në publik…

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendi që do të ndalojë djegien e Kuranit në publik…

Qeveria daneze ka vendosur të ndalojë djegien publike të Kuranit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë pas akteve demonstrative të muajve të fundit të cilat kanë nxitur protesta nga vendet islame. Ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard njoftoi se qeveria do të propozojë burgim deri në dy vjet për “trajtim të pahijshëm” të teksteve fetare me rëndësi të gjerë.

“Ligji do të ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të rëndësishme fetare për një komunitet fetar,”- tha Ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard në një konferencë për shtyp, duke shtuar se referenca ishte në veçanti djegia ose shkelja e këtyre objekteve në vende publike.

“Një akt thelbësisht përçmues dhe i neveritshëm. Djegia e Kuranit dëmton interesat e Danimarkës”,-vlerësoi ministri. Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si fjalën e Zotit dhe dëmtimi i qëllimshëm i librit është shumë ofendues për ta. Pak ditë më parë, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se ndihet “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit në shtetin skandinav.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE