Artizanet e Korçës, hapin ekspozitë në Pazarin e Vjetër!

vovalbania August 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artizanet e Korçës, hapin ekspozitë në Pazarin e Vjetër!

Korça është e njohur për traditën e artizanatit që zonjat korçare e ruajnë ende. E pasur me elementë të shumtë dekorativë kryesisht për shtëpitë puna artizanale korçare ka të përbashkëtat dhe veçantitë e saj me zonat e tjera të vendit.  Gjatë një ekspozite të hapur në pazarin e vjetër të Korçës artizanet kanë shpalosur punimet e tyre të realizuara me mjeshtëri ndërsa tregojnë disa nga punimet tipike të Korçës, të cilat ruhen ende.

“Korça, historikisht ka pasur këtë traditë. E kanë pasur të parat tona, nënat, mamatë, vjehrrat, motrat më të mëdha dhe na e ka trashëguar edhe ne”, thotë një artizane.

“Zona e Korçës ka të veçantë punimin e gjilpërë, që japin një punim më fin, më të lezetshëm nga grepi”, tregon një zonjë.

Mjeshtëria e tyre gjendet nga punimet e vogla e deri tek ato me sipërfaqe të mëdha. Prej vitesh punimet e artizaneve korçare kanë tërhequr vëmendjen e blerësve të huaj ndërsa kanë gjetur përdorim të gjerë në bujtinat e Korçës dhe më pak në ambientet familjare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE