Në mes të detit, Krist Aliaj feston ditëlindjen “në arrati” me Dea Mishel!

vovalbania August 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në mes të detit, Krist Aliaj feston ditëlindjen “në arrati” me Dea Mishel!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Së fundmi Kristi ka festuar ditëlindjen dhe këtë e kemi kuptuar nga një foto e postuar nga Dea Mishel, ku duket Kristi me një tortë në një skaf në mes të detit, ku nga qirinjtë kuptojmë se ka mbushur 32 vjeç. Edhe pse ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin që pas daljes nga “BBV2”, ku më pas edhe për shkak se ishin të dy pjesë e jurisë së “She’s on top”, Dea dhe Kristi gjithmonë e kanë mohuar se kanë një pëlqim ose që janë në lidhje me njëri-tjetrin. Edhe pse duket se ditëlindjen e tij Kristi nga të gjithë ish-banorët e “BBV2” ose miqtë e tjerë ka zgjedhur ta kalojë me Dean.

Teksa “She’s on Top” ka përfunduar dhe  Katerina, bukuroshja nga Bjellorusia u shpall fituese, Kristi teksa ka ndarë një foto ku shfaqen të gjithë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në shtator. Nuk dihet nëse do të jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE