Një ide e veçantë, Kiara Tito bën dedikimin special për Luiz Ejllin!

vovalbania August 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ide e veçantë, Kiara Tito bën dedikimin special për Luiz Ejllin!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Luizi shpesh e ka shprehur gjithmonë dashurinë për Kiarën në mënyra të ndryshme e kështu Kiara ditën e djeshme ka bërë një gjest të veçantë për të. Në foton e postuar në Instastory, ku ka treguar thonjtë e sapo bërë duket qartazi detaji i veçantë, ku në një thua kishte pikturuar shkronjën “L”, e cila simbolizon Luizin.

Së fundmi çifti ka bërë shëtitje me skaf dhe “Jet Ski” nën shoqërinë e miqve të tyre gjithashtu. Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen në postimet e Kiarës në Instastory ishte fotoja e “wallpaper”-it që moderatorja kishte vendosur në telefonin e saj.  Kiara kishte vendosur një foto të kapur gjatë momentit kur ajo dhe Luizi po bënin xhiro në mes të detit, duke i shtuar imazhit dhe një emoji me zemërdhe një kyç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE