Bosi famëkeq i drogës El Chapo ka vetëm një kërkesë e cila lidhet me gruan e tij!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bosi famëkeq i drogës El Chapo ka vetëm një kërkesë e cila lidhet me gruan e tij!

Bosi famëkeq i karteleve të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, i ka dorëzuar një kërkesë Gjykatës së Bruklinit që bashkëshortja e tij, e cila del së shpejti nga burgu, të mund ta vizitojë në qelinë ku ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Kolorado. “Më vjen keq t’ju bezdis duke iu kërkuar autorizim për vizita nga ana e bashkëshortes sime dhe gjithashtu të marrë edhe vajzat”,-shkruan El Chapo në kërkesën e tij.

66-vjeçari i kujton gjykatësit se gruaja e tij, Emma Coronel Aispuro, e cila u dënua në vitin 2021 me 3 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, do të lirohet më 13 shtator. Në letër, El Chapo shkruan se para dhe gjatë zhvillimit të gjyqit kundër tij, prokurorët ishin kundër vizitave të gruas, nga frika se mos ajo kërcënonte dëshmitarët me mesazhe nga trafikanti.

33-vjeçarja i ndiqte rregullisht seancat e bashkëshortit. Por sipas El Chapos, këto pretendime ishim të pabazuara. Duke iu referuar vetes në vetë të tretë, El Chapo shkruan:

I nderuar gjykatës, Guzman po kërkon si nder që të lejoni vizitat e gruas. Ajo është i vetmi person që duhet të ketë mundësinë ta bëjë këtë, duke qenë se motrat dhe mamaja ime nuk kanë viza për të udhëtuar në Kolorado.

El Chapo u martua me Aispuron kur ajo ishte ende adoleshente dhe të dy janë prindër të dy vajzave. Rikujtojmë se El Chapo u dënua në shkurt 2019 për trafikim të lëndëve narkotike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE