“Kam nisur të mësoj baletin klasik”, Isli Islami zbulon se ku do e shohim këtë sezon të ri televiziv

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam nisur të mësoj baletin klasik”, Isli Islami zbulon se ku do e shohim këtë sezon të ri televiziv

Sezoni i ri i “Wake Up” në Top Channel dhe Top Albania Radio ka ardhur me ndryshime, duke nisur që nga moderatorët. Nga sot nuk janë dy moderatorë por tre, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muça.

Salaj, Nasufi dhe Muça kishin vendosur që të ftuarit e parë të këtij sezoni të ri të emisionit të mëngjesit, të kishin pikërisht Ori Nebijajn dhe Isli Islamin.

Gjatë intervistës, Nebijaj dhe Islami zbuluan për projektet e tyre të reja në ekran. Ori zbuloi se do të jetë moderatore e “Për’puthen” që do të vijë me disa ndryshime.

Nga ana tjetër, Isli zbuloi se këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë në rolin e prezantuesit, por e konkurrentit. Islamin do ta shohim në emisionin më të ri në ekranin e Top Channel, “Dancing With the Stars”.

“U përfol për ‘Gold Room’ por duke parë përmasat e mia, është shumë i vogël për mua. Menduam që më duhet një sallë pak më e madhe, për një padjeshkë. Kam nisur të mësoj baletin klasik dhe jo vetëm.

Mu desh një sallë e madhe me drita, unë jam të “Dancing With the Stars” si konkurrent. Do më shihni duke bërë shumë gjëra të bukura”, tha Isli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE