Capital T zbulon pamje nga videoklipi i bashkëpunimit të tij me Rina Balaj!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Capital T zbulon pamje nga videoklipi i bashkëpunimit të tij me Rina Balaj!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Duket se projektet muzikore për Capital T nuk kanë përfunduar këtë verë. Vetëm pak më parë artisti ka publikuar disa pamje nga videoklipi i këngës së tij të re, e cila do të jetë një bashkëpunim me Rina Balaj. Kënga do të titullohet “Dirty dance” dhe do të publikohet në 30 gusht në orën 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Së fundmi Adrola Dushi ka qenë e ftuar në festën e organizuar nga Capital T për koncertin e tij. Edhe pse janë parë për shumë gjatë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Adrola nuk ka postuar asnjë foto me Kapon. Për këtë një nga fansat e ka pyetur se përse ndër fotot e postuara asnjë nuk është me Capitalin e për këtë Adrola e ka një përgjigje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE