“Sjellja e Eglës, e tepruar”- Rudina flet pa dorashka, ja për cilin banor bën tifo

vovalbania April 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Deri më tani si i ka ndarë ajo simpatitë dhe antipatitë për banorët që janë ende pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP?

“Më ka bërë shumë përshtypje në momente të caktuara sjellja e Eglës, më është dukur pak e tepruar. E kam takuar vetëm njëherë për një projekt i cili nuk u bë kurrë. Eglën nuk e njoh”.

Pas Eglës, Rudina u ndal edhe tek Romeo ku edhe zbuloi se shumë vite më parë ka punuar me vëllezërit Veshaj ku gjithashtu shtoi se:

“Unë njoh Romeon që në fillimet fare të tij, kemi punuar bashkë në një spektakël dhe me Donaldin. Romeon e kam shumë xhan, por prapë jam shumë tifoze e Julit.

Juli është një person që më ka dhënë gjithmonë një energji shumë pozitive, unë e vlerësoj shumë për njeriun që është”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE