Drejtuesit e fushatës së Trump të kënaqur, mbledhin mbi 7 mln dollarë nga fotoja e tij si i pandehur!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drejtuesit e fushatës së Trump të kënaqur, mbledhin mbi 7 mln dollarë nga fotoja e tij si i pandehur!

Drejtuesit e fushatës së Donald Trump thanë se kanë mbledhur vetëm nga fotoja e Donald Trump si i pandehur, stampuar tashmë kudo, në gota, bluzë, vitrina dyqanesh e kudo tjetër, plot 7.1 mln dollarë. Shitësit në Florida janë shumë të kënaqur me foton, pavarësisht se janë fansa të ish-presidentit.

Vetëm të premten, pasi u dorëzua në mbrëmjen e të enjtes, në fondin e fushatës elektorale të Trump, u mblodhën 4.18 milionë dollarë, shumë që brenda 2 ditëve, gati u dyfishua. Duket se fotoja e famshme, i ka pëlqyer edhe vetë Trump-it, i cili menjëherë pasi u largua nga burgu i kontesë Fulton, shkroi në rrjetin social X, njohur si ish-Twitter, se kurrë nuk do të dorëzohet.

“Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm.” Ka qenë ky reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime. Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020. Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE