“Ke dy javë që mungon në shtëpi…”/Romeo i zhgënjyer me Riken!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ke dy javë që mungon në shtëpi…”/Romeo i zhgënjyer me Riken!

Miqësia e krijuar në “BBV” mes Romeos dhe Rikes dukej e “paprekshme” ditët e para teksa dyshja shfaqeshin gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin duke biseduar dhe duke u përqafuar. U aludua se ndoshta mes tyre kishte më shumë se shoqëri por ishin vet Romeo dhe Rikja që pohuan në Prime që e shohin njëri-tjetrin thjesht si dy miq shumë të mirë.

Duket se së fundmi raporti i dyshes është krisur. Mesa duket afrimiteti i madh që Romeo ka krijuar me Heidin do ketë bërë që Rikja të ndihet e “lënë pas dore”. Gjatë një diskutimi jashtë në oborrin e shtëpisë, Romeo i pohon Rikes se ajo është larguar nga ai dhe ndërkohë Rikja i kundërpërgjigjet duke i thënë ‘Nuk kam qenë mirë dhe ti nuk ke ardhur të më pyesësh njëherë”.

Rike: E ke vënë re që kam munguar në shtëpi 3-4 ditë?

Romeo: Ke dy javë që mungon.

Rike: Nuk kam qenë fare mirë dhe ti nuk më ke pyetur si jam.

Romeo: As nuk e kam ditur fare këtë gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE