Fotografia historike e arrestimit të Donald Trump bëhet tatuazh!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fotografia historike e arrestimit të Donald Trump bëhet tatuazh!

Thuhet se tatuazhet që mban në trup duhet të kenë një kujtim dhe duket se fotografia e arrestimit të Donald Trump ka një kuptim mjaft të rëndësishëm për një person.

Një artist tatuazhesh në Las Vegas ka zbuluar se dikush ka preferuar të ketë në këmbën e tij, fotografinë historike të Donald Trump.

Në postimin e bërë në Instagram, fotoja ka marrë mijëra pëlqime, ndërsa bashkangjitur artisti i tatuazheve shkruan:

“Unë kam parë shumë foto arrestimesh por kjo është më e bukura që kam parë derimë tani. Joe nuk ka ende një foto arrestimi por më besoni do të ishte shumë e shëmtuar”.

Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet.

Trump u arrestua për akuzat e ngritura ndaj tij, megjithatë, pas 20 minutash u la i lirë kundrejt një garancie prej 200,000 dollarësh. Por këto minuta ishin të mjaftueshme për Trump që të hynte në historinë e shtetit amerikan si ish-presidenti i parë, të cilit i merret fotografia e portretit nga policia si një i dyshuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50433 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE