Luiz Ejlli koncert në Shkodër, falënderim të veçantë për përkrahjen e fansave: “Më ndryshuat jetën…”

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli koncert në Shkodër, falënderim të veçantë për përkrahjen e fansave: “Më ndryshuat jetën…”

Luiz Ejlli gjatë verës ka qenë një nga artistët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar. Këngëtari me origjinë nga Shkodra ka performuar nëpër qytete të ndryshme, përfshirë këtu edhe vendin e tij.

Artisti së fundmi ka publikuar një video nga një koncert në Shkodër, kur edhe bën një falënderim për të gjithë përkrahjen e tyre. Në videon e postuar nga vetë ai, Luizi shprehet:

Përulem para teje o Shkodër locja, por mbi të gjitha para jush që nuk hoqët dorë prej meje, dhe më ndryshuat jetën. Zoti ju bekoftë secilin nga ju, dhe ju pafsha sa më lart nga i/e pari deri tek i/e fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Këngëtari Luiz Ejlli i është bashkuar listës së personazheve të njohur me llogari të verifikuar në instagram. Së fundmi adresa e tij ka marrë tick-un blu. Për të gjithë ata të cilët nuk e dinë kuptimin e një llogarie të verifikuar, kjo procedurë zhvillohet për të kuptuar vërtetësinë e asaj llogarie kryesisht të personazheve ose markave të njohura. Më parë, për tu verifikuar kërkohej gjithashtu që personi ose marka të ishin të dukshme dhe unike. Por për të arritur këtë gjë në ditët e sotme është bërë pak më e lehtë dhe sigurisht duke plotësuar disa kritere të detyrueshme dhe kunddrejt një pagese të specifikuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE