Një tjetër aktor i humorit bëhet pjesë e Dancing With The Stars!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër aktor i humorit bëhet pjesë e Dancing With The Stars!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Faqja zyrtare e DWTS në Instagram sapo publikoi konkurrentin e radhës.

Aktori i humorit Irgen Çela vjen në “Dancing with the Stars” për të dhënë maksimumin në një fushë që e njeh pak. Synimi i tij, finalja e DWTS. A do e ndihmojë eksperienca 17-vjeçare e Joanës për të arritur qëllimin?!

Artistë të muzikës si Fifi dhe Enxhi Nasufi, yje të showbiz-it si Juliana dhe Atalanta, dhe madje dhe një politikan si Saimir Korreshi. Duket se surprizat nuk kanë mbaruar ende. Ndërkohë, Irgen Çela nuk është i vetmi aktor i humorit pjesë e DWTS.

Elvis Pupa ka dashurinë e publikut si një nga aktorët më të preferuar të humorit, por në Dancing With The Stars ai premton që do kërcejë si profesionist ndërkohë që partnerja e tij e kërcimit do të jetë Jora.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50260 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE