Reshje shiu, IGJEO: Rrezik për përmbytje në vend!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshje shiu, IGJEO: Rrezik për përmbytje në vend!

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit. Në njoftim mësohet se në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit dhe Vlorës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytjet e lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,

Instituti i Gjeoshkencës kërkon rritjen e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut si dhe të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:

  • Raportimi në kohë dhe në vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
  • Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.
  • Rritja e vigjilencës dhe reagimi ne kohe i strukturave operacionale.
  • Ndjekja ne terren nga sektorët e emergjencave ne nivel vendor.
  • Njoftimi i popullatës qe mund te preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit ne emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit ne rast se është e nevojshme. Lutemi shpërndarjen e informacionit me bashkitë qe janë pjese e qarkut tuaj. Bashkëlidhur do te gjeni informacionin e dërguar nga IGJEO për 24 orët e ardhshme. Mos hezitoni te na kontaktoni për çdo paqartësi apo nevoje qe mund te keni. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin
  • Biletë:

    vovalbania

    Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

    Total 50585 ka shpërndarë postimin.
    MEDIAT SOCIALE