SHBA, rekord shitjesh të makinave elektrike!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, rekord shitjesh të makinave elektrike!

Shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara po thyejnë çdo rekord dhe ekspertët thonë, që ky është vetëm fillimi. “Lidhni mirë rripat e sigurimit sepse vetëm tani do nisin makinat elektrike të së ardhmes”,-tha Michael Regan, administrator i EPA. Sipas shoqatës së automjeteve, konsumatorët amerikanë kanë blerë vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, prill-qershor, gati 300 mijë makina elektrike, 48% më shumë nga e njëjta periudha e një viti më parë e shumë më shumë nga vitet paraardhëse.

Ekspertët e tregut parashikojnë që për këtë vit, të shiten plot 1 milion makina elektrike, për herë të parë në histori. “Sapo kemi nisur të shohim shitje rekord të makinave elektrike. Ndaj mendojmë, që ky është vetëm fillimi”,-tha Michael Regan. Por çfarë po ndikon kaq shumë në rritjen e shitjeve? Padyshim çmimi është faktori kryesor, për të marrë një makinë elektrike, në një treg ku çmimi i hidrokarbureve, ndryshon dita ditës. Plus qeveria amerikane po investon vazhdimisht në këtë sektor, duke i hequr drejtuesit të një makine elektrike, një sërë taksash.

Ekspertët thonë se të gjithë këta faktorë bashkë, ndikojnë. Po sipas parashikimeve, makinat elektrike do të përbëjnë 2/3 e automjeteve në qarkullim deri në 2032. Për këdo që kërkon në treg një makinë elektrike, duhet të marrë parasysh ndihmën e qeverisë, lehtësinë në taksa, që në disa raste arrijnë deri në 7500 dollarë. Gjithnjë e më shumë janë të rinjtë, që po kërkojnë makina elektrike, sipas tyre, shumë më ekonomike dhe të menaxhueshme. Por për ta, shqetësim, mbetet numri ende i vogël i pikave të karikimit të baterive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE