Berisha: Kostoja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë u trefishua!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Kostoja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë u trefishua!

“Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka kaluar çdo afat kohor në historinë e vendit”. Qëndrimin e shprehu sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat.

43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milion euro.

Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës. Traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja.

Por, ai nuk e realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do të ndëshkonin vendin. Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 e nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit. Çfarë ka ndodhur? Nga 73 milion që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milion euro. Një rrugë që kalon në një territor jo shumë të vështirë, të jemi realistë. Të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata ose akuadukte të gjata. Eshtë mbi trefishuar shpenzimi.

Gjithashtu, kreu i PD-së Berisha shtoi edhe se “rruga Qukës-Qafë Plloçë ka dalë në disnivel prej 17 metrash”.

Zhvillimi më i fundit është ky: në Trebinjë, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit, na dalin në një disnivel prej 17 metrash. Tani ju duhet të dini se në rrugë që ndërtohen mbi sipërfaqen e tokës, kjo ndodh vetëm me qëllim. Nuk mund të ndodhë kurrë pa dashje. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por nga kompanitë e projektimit.

Projekti i rrugës shqyrtohet në çdo detaj nga Ministria e Punëve Publike. Kur kompania ndërtuese fillon zbatimin e projektit, ky zbatim mbikëqyret nga supervizori që përzgjidhet nga kompania dhe ministria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65119 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE