2 të vdekur dhe 4 të plagosur nga përplasja e një helikopteri me kompleksin e apartamenteve në Florida!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2 të vdekur dhe 4 të plagosur nga përplasja e një helikopteri me kompleksin e apartamenteve në Florida!

Dy persona mbetën të vdekur dhe katër të tjerë u plagosën kur një helikopter i Zyrës së Sherifit të Qarkut Broward u rrëzua të hënën në mëngjes në një ndërtesë apartamentesh në Pompano Beach në Florida të SHBA-së. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur helikopteri u përplas në një kompleks apartamentesh.

Përplasja ndodhi pranë një aeroporti në veri të Fort Lauderdale, ndërsa helikopteri ishte ngritur për një thirrje urgjente. Sipas zyrtarëve helikopteri ishte nisur për të marrë një grua që ishte përfshirë në një aksident kur pati probleme me motorin.

Sipas Sherifit Broward Gregory Tony, një nga viktimat ishte një anëtar i ekuipazhit të helikopterit dhe tjetra ishte një grua e cila ndodhej në shtëpinë e saj kur helikopteri u rrëzua. Tony, i cili e identifikoi zjarrfikësin që vdiq si kapiteni Terryson Jackson, u shpreh:

Ai ishte një nga zjarrfikësit e mi. Ne humbëm një nga kapitenët tanë sot, i cili ishte në bord duke i shërbyer komunitetit të tij, duke shpresuar se do të kishte një shans për të bërë atë që bën më së miri. Fatkeqësisht, në aksident ai ishte bllokuar, nuk mund të dilte dhe ne e humbëm atë.

Katër personat e plagosur, dy nga brenda helikopterit dhe dy në tokë, u dërguan në Qendrën Mjekësore North Broward.  Punonjësit e plagosur të Broward Sheriff Fire Rescue ishin piloti i helikopterit Daron Roche, 37 vjeç, i cili ka qenë me BSO për katër vjet dhe zjarrfikësi Mikael “Mike” Chaguaceda, 31, i cili ka qenë me BSO për pesë vjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE