A e pret dikush tjetër jashtë? Përgjigjia e Kiarës lë pa fjalë Luizin

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A e pret dikush tjetër jashtë? Përgjigjia e Kiarës lë pa fjalë Luizin

Duket se Kiara ka vendosur tashmë t’i japë një shans Luizit për t’u afruar më tepër me njëri tjetrin dhe i ka treguar mbështetjen e saj kur gjithë banorët e tjerë iu kthyen kundër.

Pas suprizës së bukur e të papritur që Luizi i bëri Kiarës për ditëlindje, dyshja kanë diskutuar me njëri tjetrin në oborr se çfarë mund të ndodhë jashtë shtëpisë mes tyre, ndërsa Luizi e pyeti në mënyrë të nënkuptuar nëse është dikush që po e pret jashtë.

Kiara: Je më i miri nga të gjithë këtu.

Luiz: Si pamje apo në si njeri?

Kiara: Edhe si pamje, edhe si njeri, je më i miri nga të gjithë këtu.

Luiz: Po jashtë, a jam më i miri? A ka ndonjë tjetër më të mirë jashtë?

Kiara: Jashtë duhet parë se si do jemi. Nuk ka tjetër jashtë.

Kështu Kiara ia shuajti gjithë dyshimet Luizit se ajo mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE