Banorët marrin informacion nga jashtë dhe kjo video e konfirmon më së miri!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorët marrin informacion nga jashtë dhe kjo video e konfirmon më së miri!

“Big Brother VIP Albania” padyshim është emisioni më i ndjekur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Nuk ka njeri që të paktën një herë mos të ketë dëgjuar për këtë reality show apo për banorët që janë pjesë e tij, shkruan Lokimagazine.com

Mirëpo, duke marrë parasysh shikueshmërinë e madhe që ky emision ka, është mëse e pritshme se do ketë mjaft aludime për vërtetësinë e lojës!

Madje, produksioni ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi që pas largimit të Efi Dhedhes nga gara, në rrjet po aludohet se vendimin nuk e merr publiku por “Vëllai i madh”.

Aludimet e publikut u shtuan më shumë pasi Olta Gixhari, banore aktuale e reality showt, u shpreh se “Vëllai i madh” e ka gjithmonë një opsion për eleminimin e çdokujt, duke nxjerrë hapur lojën e tyre.

Mirëpo teksa rrjeti po zien, së fundmi është publikuar një tjetër video ku dëgjohet se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” transmetohet një informacion nga jashtë.

Në video dëgjohet të thuhet: “…është më e ndjekura dhe më e komentuara në rrjetet sociale”, por pa e treguar emrin.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/02/Tiktok_1673749622329.mp4

Nuk dihet nëse e gjitha ka qenë thjesht një gabim nga regjia dhe se ky informacion nuk duhej të dëgjohej nga banorët, por lë vend për dyshime. /Lokimagazine.com

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE