Duhet të “digjte” skenën e “Sunny Hill Festival” që Dua Lipa të merrte ‘notën 10’ nga Facebook!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Duhet të “digjte” skenën e “Sunny Hill Festival” që Dua Lipa të merrte ‘notën 10’ nga Facebook!

Së fundmi, Facebook i ka dhënë notën 10-të këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Bukuroshja i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku edhe ka interpretuar në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë. Së fundmi artistja ka ndarë disa foto në “Facebook” ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”. Por ai që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë “Facebook” i cili e ka vlerësuar maksimalisht dukjen e Dua-s me notën 10.

Ajo ka notën 10 dhe ka veshjen perfekte! 

Rikujtojmë, se këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Facebook disa foto nga momenti i rëndësishëm. Rikujtojmë, se së fundmi Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, ka qenë i ftuar në këtë festival dhe ka ndarë disa nga prapskenat e festivalit, ku shfaqet me Dua Lipa-n.

Dyshja shihen duke bërë poza para kamerës në videon që mori reagime të shumta në Instagramin e artistit. Dua dhe Diplo tashmë njihen edhe si bashkëpunëtorë shumë të mirë, duke qenë se kanë krijuar dhe një hit së bashku. Gjithashtu edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata e cila gjithashtu ka qenë e ftuar në këtë festival ka postuar në Instastory foto me Dua-n dhe familjen e saj, ku u shpreh se ka kaluar një kohë shumë të bukur me ta dhe nuk ka nguruar të flas disa fjalë për 26-vjeçaren.

Sjellim në vëmendje se edhe Ledri Vula ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhe gjithashtu partnerja e tij Sara ishte e pranishme. Kjo e fundit ka ndarë një ‘selfie’ krah Dua-s dhe menjëherë reagimet e ndjekësve kanë qenë super pozitive. Rikujtojmë se para disa viteve Dua Lipa ka qenë në një lidhje me Ledri Vulën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54527 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE