Çfarë deklaroi Elsa Lila pasi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës”?

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë deklaroi Elsa Lila pasi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës”?

Këngëtarja Elsa Lila triumfoi mbrëmjen e djeshme në Festivalin e Këngës ku rrëmbeu çmimin e parë nga votat e jurisë.

Ajo u rikthye në skenë pas 25 vitesh mungesë me këngën “Evita” dedikuar të bijës, e cila ishte prezente në të gjitha netët e Festivalit për të përkrahur nënën e saj.

Pas shpalljes si fituese e kompeticionit, Elsa i falënderoi të gjithë për përkrahjen, ku zbuloi edhe muzën e frymëzimit që ishte pikërishr vajza e saj.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenën e madhe.

Kujtojmë se nga ana tjetër votat e publikut do të çojnë Albina Kelmendin me familjen e saj si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE