“Ish-të dashurin e kam mik, e ndihmova të zgjedhë unazën për të fejuarën”, moderatorja shqiptare habit me deklaratën

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ish-të dashurin e kam mik, e ndihmova të zgjedhë unazën për të fejuarën”, moderatorja shqiptare habit me deklaratën

Nuk e dimë si i keni marrëdhëniet me ish-in, por Lei Kraja i paska për së mbari. Së fundmi, në emisionin ‘Ditë pas dite’, nga Fjodora Fjora, u fol për marrëdhënien me ish-at.

Dhe gjithë vëmendjen e mori deklarata e moderatores. Teksa paneli i të ftuarve po diskutonte nëse mund të mbetesh në marrëdhënie të mira me ish-at, Lei tregoi se ruan raporte të shkëlqyera me ish-të dashurin e saj.

Për më tepër, zbuloi se e ka ndihmuar të zgjedhë unazën me të cilën do t’i propozonte të dashurës aktuale për fejesë.

“Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”, u shpreh moderatorja e njohur.

Përmes kësaj deklarate, Lei jo vetëm që i befasoi të gjithë, por edhe dha një shembull mjaft të mirë të një shoqërie pas historisë së dashurisë të përjetuar. E pyetur se çfarë mendimi ka e fejuara e ish-partnerit të saj, ajo tha:

“Është normale sepse unë e kam kaluar atë fazë. Jemi miq tani. Kam dalë edhe me të fejuarën e tij dhe e ka shumë të qartë. E ka larguar atë ndjenjën (e xhelozisë).”

Nga ana tjetër, sa i përket karrierës, moderatorja këtë sezon televiziv është bërë pjesë e Radio Televizionit Shqiptar, ku duket se po e gjen veten mjaft mirë. Asaj i është besuar një emision sportiv, ai i “Champions League” e po ashtu është pjesë e programit të pasdites “Ditë pas dite”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE