“Doktori” i Fiks Fare rrëfen një tjetër anë të jetës së tij: “Jam i birësuar”

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Doktori” i Fiks Fare rrëfen një tjetër anë të jetës së tij: “Jam i birësuar”

Shumë vite larg ekranit, Gentjan Pjetri i njohur ndryshe si Doktori i “Fiks Fare” e risolli në vëmendjen e publikut intervista e tij disa kohë më parë për “Syri Tv”. Pas kësaj, Doktori iu rikthye profesionit të tij në emisionin e mëngjesit “ Kafe Shqeto” në po të njëjtin televizion.

Së fundmi i ftuar në këtë emision ishte komediani Uljad Bërdica, i cili për një moment la menjëanë shakatë dhe foli për jetën e tij ku u shpreh se ai është i birësuar nga një familje në Shkodër dhe se prindërit biologjik nuk i njeh.

Pikërish ky rrëfim bëri që edhe Genti të tregonte një detaj të rëndësishëm për jetën e tij. Doktori ndërhyri duke thënë se edhe ai kishte një histori të njëjtë si Uljadi.

Ndër të tjra Genti u shpreh se për të nuk ka rëndësi se cilët janë prindërit biologjik por të vetmit prindër të vërtetë janë ata që e kanë rritur.

“Edhe unë jam i birësuar si ti dhe për mua prindërit e vërtetë janë ata që më kanë rritur dhe nuk ekzsiton asnjë tjetër përveç atyre. Ky është një rrëfim që nuk ja kam thënë njeriu dhe tani është hera e parë që e bëj publike këtë rrëfim.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE