Sa vjeç mbush? Ikona e muzikës, Liljana Kondakçi feston sot ditëlindjen

vovalbania October 12, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Sa vjeç mbush? Ikona e muzikës, Liljana Kondakçi feston sot ditëlindjen

Ajo është këngetare e shquar e brezit të arte të muzikës shqiptare e viteve 70-80. Liljana Kondakçi, për 22 vjet me rradhë, Liliana do të ishte një nga këngëtaret më të njohura të muzikës së lehtë, duke lënë emër dhe në mënyrën tepër origjinale të interpretimit të këngëve popullore.

Sot, ajo feston ditëlindej e 73. Por Liljana është po aq e re sa në daljen e parë në ekran, kur këndonte në Festivalin e Këngës.

Këngëtarja e shquar e brezit te arte te viteve `70-`80, nuk kishte qene më e pranishme në skenat e festivaleve shqiptare që nga viti i largët 1988, në moshën 36 vjeçare. Që atëherë ajo ka pasur vetëm disa dalje sporadike në ekran për të zgjuar nostalgjinë e brezave që i kishte bërë të ëndërronin jo vetëm me zërin e saj, por dhe sharmin tepër sensual të saj. Që atëherë, ishte tërhequr në jetën e saj private dhe për të thuhej vetëm ‘ishte’.

Liliana megjithatë shfaqej herë pas here pikërisht aty ku nuk i kishte munguar kurrë gjykimit të ngurtë të një shoqërie konservatore, si shoqëria shqiptare e atyre viteve. Siç ndodhte rëndom me VIP-at e rrallë të artit të kohës, jeta e saj private ishte një temë që ngjallte gjithmonë interes. Një interes që shkonte gjithmonë në përpjestim të drejtë me famën e ‘të shenjuarit’, por që rrallë kishte të bënte me të vërtetën.

Ishte vetëm 14 vjeç, kur vajza me flokë të gjatë të zinj, portret tepër sensual, por veshur vetëm me një fustan basmeje, do të ngjitej në skenën e festivalit më të rëndësishëm të kohës, atij të fundvitit në radio televizion. Ishte viti 1967, festivali i pestë dhe ajo, tërhoqi vëmendjen me një këngë të kënduar ‘live’, të kompozuar nga Ferdinand Deda. “Fshati me drita do të lulëzojë”, pavarësisht se kishte një tekst skematik, tipik për kohën, u shndërrua shumë shpejt në një motiv të fishkëllyer nga rinia, ndërsa këngëtarja e mitur do të shënonte kështu, startin e një pjesmarrjeje të pandërprerë në të gjithë festivalet pasuese.

Për 22 vjet me rradhë, Liliana do të ishte një nga këngëtaret më të njohura të muzikës së lehtë, duke lënë emër dhe në mënyrën tepër origjinale të interpretimit të këngëve popullore. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Liliana ishte e punësuar në Estradën e Tiranës si këngëtare dhe për një periudhë më të shkurtër kohë, punoi dhe në radio televizionin shqiptar si redaktore muzike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE